Në Vlorë shërbimi zjarrfikës përballet me shumë probleme dhe për pasojë nuk mund të japë dot ndihmën në kohën e duhur. Kjo është edhe arsyeja pse zjarret në këtë qark shaktojnë dëme të mëdha.
Ky zjarr bëhet me pak i rrezikshëm, kur zjarrfikësit të shkojnë shpejt aty. Por kjo nuk ndodh në Vlorë.
Shërbimi antizjarr ndodhet pranë stadiumit të qytetit. Për të mbërritur në vendin e ngjarjes mjeteve u duhet të kalojnë përmes një rruge të amortizuar.
“Makinat tona në vend të vëne në ngjatrje në momente e para, por vonohen” – thotë Shefi i Zjarrfikseve Kastriot Begaj.
Por nuk mjafton vetëm kjo pengesë. Në bulevardin Vlorë-Skelë bëhen punime dhe zjarrfikëset duhet të gjejnë rrugë dytësore.
Mjetet e parkuara vend e pavend bllokojnë shërbimin në rrugë. Në shumë raste kërkohet ndihma e policisë, por rezultati është i vogël. Deri kur mbërrijnë, zjarri ka kapërcyer në fazën e egër të tij dhe shuarja bëhet më e vështirë.
Zonat më të rrezikuara në Vlore janë lagjet periferike. Aty rrugët janë aq të ngushta saqë makinat bllokohen. Drejtuesit e këtij shërbimi në jo pak raste i janë drejtuar Bashkisë, e cila nuk ka gjetur zgjidhje. Vitin e kaluar si në të gjithë vendin, edhe në Vlorë zjarret ishin të përditshme. Sikur ky shërbim të vepronte në kushtet e duhura, dëmet do të ishin minimizuar. /abcnews.al
Gazetar i ABC News, Vlorë: Elton Nika