Ja pse fëmijët e vegjël sëmuren shpesh

schedule22:08 - 23 Shkurt, 2023

schedule 22:08 - 23 Shkurt, 2023

Fëmijët shpesh sëmurën, veçanërisht kur shkojnë në kopsht dhe sapo kanë filluar të krijojnë imunitetin e tyre.

Pediatrit kanë një shpjegim të thjeshtë për këtë, fëmijët e vegjël ende nuk e kanë krijuar zakonin e larjes së rregullt të duarve dhe shpesh prekin pjesë të trupit përmes të cilave bakteret dhe viruset hyjnë lehtësisht në trup.

Edhe pse është vetëm një fazë, mjekët këshillojnë prindërit që në moshë të vogël t’i mësojnë fëmijët të prekin sa më pak, veçanërisht të shmangin prekjen e fytyrës, me duar të pista.

Zakonet e thjeshta të përditshme, si kafshimi i thonjve ose prekja e fytyrës me duar, mund të çojnë në sëmundje të shpeshta te fëmijët, paralajmërojnë ekspertët.

Një prej tyre është Kelly Reynolds, e cila shpjegon se fëmijët duhet të shmangin prekjen e pjesës së brendshme të veshit, fytyrës, hundës, gojës, syve, thonjve dhe të pasmeve.

Përkatësisht, secila prej këtyre pjesëve të trupit të fëmijëve është veçanërisht e ndjeshme ndaj viruseve dhe baktereve dhe prekja e tyre me duar të papastra mund të shkaktojë përhapjen e infeksionit.

Ajo shton se higjiena e mirë është e nevojshme që fëmija të mbetet i shëndetshëm dhe i mbrojtur nga sëmundjet, ndaj është e rëndësishme që ai të lajë duart sa më shpesh të jetë e mundur. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!