Meghan dhe Harry kërkojnë sugjerime se cilat llogari duhet të ndiqen për temën «Forcat e ndryshimit» dhe për ta bërë këtë ata fshinë të gjithë ndjekësit në Instagram.
Princi Harry dhe Meghan Markle janë duke bërë një punë të jashtëzakonshme me profilin e tyre zyrtar në Instagram.
Në fakt, çdo muaj, Duka dhe Dukesha e Sussex ndjekin një grup llogarish të ndryshme për të nxjerrë në pah një temë të ndryshme, qoftë ajo e vetëdijes për shëndetin mendor, të drejtat e LGBTQ apo mjedisin.
Sidoqoftë, për muajin gusht, ata vendosën të kërkojnë një ndihmë të vogël për të zgjedhur kë duhet të ndiqnin.
Çifti, përmes llogarisë @sussexroyal, kërkoi nga ndjekësit sugjerime për njerëzit ose organizatat që duhet të ndiqnin për «Forcë për ndryshim», duke i bërë jehonë temës së zgjedhur nga Meghan për punën e saj si botuese me Vogue UK .
“Në ditët në vijim ju lutemi shtoni sugjerimet tuaja në pjesën e komenteve: dikush që admironi, organizata që bën një punë të jashtëzakonshme që duhet të ndjekim të gjithë, një llogari që ju frymëzon të jeni dhe të bëni më të mirën (ose kjo thjesht ju bën të ndjeheni mirë)”-shpjegoi çifti në postimin në Instagram.
15 llogaritë e zgjedhura nga Duka dhe Dukesha e Sussex do të shpallen të hënën. /abcnews.al