Ja momenti i largimit nga pika e bllokimit të 4 automjeteve të blindura në Tiranë

schedule19:10 - 27 Nëntor, 2017

schedule 19:10 - 27 Nëntor, 2017

ABC News siguron videon kur dalin nga pika e bllokimit në Arbanë katër automjetet e sekuestruara nga Policia e Tiranës në shtator të këtij vitit.

Operacionet policore “Forca e Ligjit” dhe “Vjeshtë 2017”, kanë qenë të suksesshëm vetëm në statistika, pasi realitetit tregon të kundërtën.

Duket se operacionet policore “Forca e Ligjit” dhe “Vjeshtë 2017” të lançuara me pompozitet nga Ministria e Brendshme, kanë qenë të suksesshme vetëm në statistikat e policisë, pasi në realitet nuk ka rezultuar i tillë.

ABC News ka rritur të sigurojë një video kundër asaj të policisë, e cila njoftonte në muajin shtator se kishte arritur të sekuestronte 4 automjete të blinduara në Tiranës, ku dyshohej se në to qarkullonin elemente kriminale.

Por hetimet u nisën e u mbyllën nga prokuroria e kryeqytetit, duke i kthyer automjetet e blinduar pronarit të tyre.

Ky është moment kur makinat dalin nga pikat e bllokimit në zonën e Arbanës.
Më pas, siç shikohet edhe nga videoja, të njëjtat automjete lëvizin si eskortë edhe në qendër të Tiranës.

Ky nuk është rasti i parë që operacionet policore më tepër zhvillohen për të kapur ekranet televizive se sa për të goditur krimin e organizuar, siç është edhe qëllimi i ngritjes së tyre. E njëjta gjë ka ndodhur edhe dy aksionet “Forca e Ligjit” të zhvilluar në Fier e Shkodër. Fillimisht u kap një person me 100 gramë kanabis dhe gjatë kontrollin në automjet u gjet edhe një armë zjarri. Ndërsa në Shkodër u prangos si kryesor një tutor prostitutash, pasi në hotelin e tij u gjet një ambient i përshtatshëm për aktivitet kriminal./abcnews.al

 

 

https://youtu.be/kciPZCkkFL4

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!