Afro dy milionë euro pasuri, në të cilën përfshihen toka edhe shtëpi banimi, sekuestrohen me vendim të Gjykatës së Durrësit pas kërkesës së policisë dhe prokurorisë. Sipas njoftimit zyrtar, kjo pasuri prej 35 mijë metra katror tokë are e pemëtari si dhe 22 apartamente e 9 njësi tregtare, i përkasin një personi i cili më parë ka qenë i dënuar me 12 vjet burg për trafik të lëndëve narkotike. Pasuritë dyshohet se janë produkt i veprimtarisë kriminale të kryer nga 42 vjeçari me iniciale T.S./abcnews.al
Ja kush është i dënuari që iu sekuestruan 2 mln euro
schedule13:37 - 20 Shkurt, 2018
schedule 13:37 - 20 Shkurt, 2018