Në 6 ditët e para të vaksinimit kundër koronavirusit në Shqipëri dozën e kanë marrë 369 mjekë dhe infermierë, ndërsa në ditët në vijim, kryeministri Edi Rama, thotë se do të rrisim gradualisht ritmin.
“369 mjekë dhe infermierë të vijës së parë të betejës me COVID19 janë sot më të mbrojtur nga virusi i rrezikshëm, pas kryerjes së dozës së parë të vaksinës antiCOVID në Qendrën e Vaksinimit në Air Albania Stadium, në 6 ditët e para të vaksinimit, teksa procesi do të vijojë edhe sot, pa u ndalur.
Javë pas jave rrisim gradualisht ritmin sipas planit të vaksinimit” shkruan Edi Rama, teksa postimin e shoqëron me pamjet nga procesi i vaksinimit në stadiumin “Air Albania”./ db/Abcnews.al