Izraeli “zbeh” veriun e Kosovës? Milo: Ngjarja e re merr më shumë rëndësi. Çupi: Kosova do të paguajë vonesën

schedule20:34 - 10 Tetor, 2023

schedule 20:34 - 10 Tetor, 2023

Të ftuar në “Real Story”, historiani dhe politikanë, Paskal Milo dhe komentarori, Frrok Çupi folën edhe mbi mundësinë e zbehjes së vëmendjes nga ndërkombëtarët në lidhje me ngjarjen e fundit në veri të Kosovës, për shkak të konfliktit mes Izraelit dhe Hamasit.

Milo tha se për ndërkombëtarët më shumë rëndësi merr ngjarja më e rë dhe më e madhe. Sipas tij, konflikti në Izrael madje po zbeh vëmendjen edhe në Ukrainë.

Në krahun tjetër, Çupi tha se Kosova po paguan vonesat që krijoi.

Milo: Patjetër që ndikojmë. Te ndërkombëtarët merr më shumë rëndësi, një ngjarje më e re dhe më e madhe.  Krahasuar tani me konfliktin që mund të shpërthej, nëse Izraeli do të mund të marrë aksion në Rripin e Gazës, do të sillte rrjedhoja të paparishikuar. Ndërkombëtarët po tentojnë  ta frenojnë.

Dhe duke e krahasuar me Kosovën, patjetër që ky kalon në plan të dytë. Dhe jo vetëm jo, por nëse zgjat ky konflikt në Izrael, do të ketë edhe njëlloj largimi vëmendje në Ukrainë.

Kjo situatë i intereson në radhë të parë Rusisë. Nuk del me lufta në Ukrainë në plan të parë.

Çupi: Vonesa që krijoi Kosova, ishte tragjike për fatet e Kosovës, në çdo rrethanë do vinte një sebep që vonesën do ta paguante Kosova. Mos të harrojmë se bota është e përfshirë në 50 konflikte të madhe pa përfshirë Izraelin. Në një studim më të gjerë do të kuptohet që mbase kjo gjëja është bërë edhe e koordinuar.r.t/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!