Një zyrtar i lartë ushtarak i lëvizjes islamike palestineze Hamas është vrarë nga Forcat Ajrore izraelite, sipas një njoftimi të zëdhënësit ushtarak.
“Gjatë një operacioni të Forcave Ajrore të kryer në 24 orët e fundit janë goditur bazat komanduese të organizatës terroriste Hamas. Gjatë këtij operacioni, Murad Abu Murad, kreu i operacioneve ajrore të (Hamasit) në qytetin e Gazës, përgjegjës për pjesën më të madhe të sulmit vdekjeprurës të së shtunës kundër Izraelit, u vra”, tha zëdhënësi në një deklaratë.
IDF says that in an overnight airstrike in the Gaza Strip, the head of Hamas's aerial array, Murad Abu Murad, was killed. The strike targeted a headquarters from which the terror group managed its aerial activity, according to the IDF. pic.twitter.com/KqYjDCqrTX
— Emanuel (Mannie) Fabian (@manniefabian) October 14, 2023
Forcat e armatosura të Izraelit thanë sot se kishin zbuluar një “lëvizje të rëndësishme” të civilëve palestinezë në jug, një ditë pasi urdhëruan banorët e Gazës të largoheshin, ndërsa kryeministri izraelit u zotua për hakmarrje të mëtejshme për sulmin e javës së kaluar nga Hamasi.
/abcnews.al