Izraeli vendos tarifa 100% për importet nga Turqia pas deklaratave të Erdogan

schedule09:43 - 17 Maj, 2024

schedule 09:43 - 17 Maj, 2024

Izraeli do të anulojë një marrëveshje të tregtisë së lirë me Turqinë dhe gjithashtu do të vendosë tarifa 100% për importet e tjera nga i njëjti vend si hakmarrje ndaj vendimit të Erdogan për të ngrirë eksportet në shtetin e tij.

Siç tha ministri i Financave i Izraelit, Bezalel Smotrich, plani do të dorëzohet në kabinet për miratim.

Turqia më herët ka njoftuar pezullimin e transaksioneve tregtare me Izraelin derisa të sigurohet një armëpushim i përhershëm në Gaza si dhe dërgimi i pandërprerë i ndihmave humanitare në rajon, sipas asaj që kishte deklaruar ministri turk i Tregtisë Omer Bolat.

“Njoftimi i tij (Erdogan) për të ndaluar importet në Izrael përbën një deklaratë bojkoti ekonomik dhe një shkelje serioze e marrëveshjeve tregtare ndërkombëtare për të cilat Turqia është e angazhuar”, tha Smotrich në një deklaratë.

Ai vuri në dukje se veprimet e Izraelit do të zgjasin vetëm për aq kohë sa Erdogan të mbetet në pushtet.

“Nëse në fund të mandatit të Erdoganit, qytetarët e Turqisë zgjedhin një udhëheqës që është i arsyeshëm dhe nuk e urren Izraelin, do të ishte e mundur të kthehej rruga tregtare me Turqinë”, tha Smotrich.

Sipas planit të Smotrich, të gjitha tarifat e reduktuara të zbatueshme për mallrat e importuara nga Turqia në Izrael sipas një marrëveshjeje të tregtisë së lirë do të hiqen. Në të njëjtën kohë, për çdo produkt të importuar nga Turqia në Izrael do të vendoset një taksë në masën 100% të vlerës së mallit, krahas tarifës ekzistuese.

Ministria e financave, ekonomisë dhe e jashtme, thuhet në deklaratë, do të ndërmarrin gjithashtu hapa për të nxitur prodhimin e Izraelit, ndërkohë që do të diversifikojnë burimet e importit për të reduktuar varësinë nga Turqia.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!