Izraeli shton bombardimet në Rripin e Gazës

schedule09:37 - 15 Dhjetor, 2023

schedule 09:37 - 15 Dhjetor, 2023

Tanket dhe avionët izraelitë kanë intensifikuar bombardimet e tyre në Rripin verior të Gazës, si dhe Khan Yunis dhe Rafah në jug të enklavës palestineze. Katër persona, përfshirë dy fëmijë, u vranë dhe disa u plagosën në një sulm ajror izraelit në një shtëpi në Khan Yunis mëngjesin e sotëm.

Agjencia zyrtare palestineze e lajmeve ËAFA njoftoi se dhjetëra njerëz u vranë ose u plagosën në sulmet ajrore izraelite në Khan Younis dhe Rafah gjatë natës. Ndërkohë, Forcat speciale të ushtrisë izraelite zbuluan në Rripin e Gazës trupin e Elijah Toledan, një të riu që u rrëmbye nga Hamasi.

Në një deklaratë të ushtrisë izraelite, thuhet se trupi u identifikua nga ekspertë të mjekësisë ligjore.

Toledano u rrëmbye nga një festival muzikor në natyrë në Izraelin jugor, pas së cilës anëtarët e Hamasit e çuan atë në Gaza, ku aktualisht vlerësohet se mbeten më shumë se 130 pengje izraelite.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!