Izraeli ka shpëtuar 800 pjestarë të “Kaskave të bardha”, vullnetarë të të ashtuquajturit mbrojtje civile siriane. Operacioni u krye në pikat kufitare ndërmjet shtetit hebre dhe Sirisë. Vullnetarët u dërguan në territorin izraelit dhe pastaj në Jordani. Ushtria izraelite konfirmoi operacionin e shpëtimit.
“Me kërkesë të Shteteve të Bashkuara dhe vendeve evropiane, thuhet në një deklaratë, forcat e armatosura kanë përfunduar një përpjekje humanitare për të shpëtuar pjesëtarët e mbrojtjes civile siriane”.
Sipas raportimeve të medias amerikane dhe gjermane, “Kaskat e Bardha” do të transferohen në Gjermani, Holandë, Britani të Madhe dhe Kanada, ku do të marrin statusin e refugjatit. “Kaskat e bardha” është fytyra më mediatike, por ndonjëherë kontradiktore, e opozitës ndaj regjimit të Bashar al-Assad. Në vitet e fundit, ata kanë vepruar në zonat e kontrolluara nga rebelët dhe shpëtuan mijëra persona, viktima të bombardimeve.
“Kaskat e Bardha” kanë denoncuar shkeljen e të drejtave të njeriut dhe krimet e luftës nga forcat qeveritare, në veçanti përdorimin e armëve kimike. Akuza e fundit, megjithatë, përdorimi i gazit të klorit dhe agjentit nervor në Douma, në Ghoutha lindore, nuk u reflektua në hetimin e kryer nga agjencia e OKB-së. Damasku akuzon “Kaskat e Bardhë” se janë në shërbim të grupeve rebele dhe terroristëve të ISIS./abcnews.al