IZRAEL-Ministri i Jashtëm i Izraelit ka thënë të hënën se presidenti i Brazilit, Luiz Inacio Lula da Silva, nuk do të jetë i mirëseardhur në Izrael derisa të mos kërkojë falje për komentet që bëri, raporton “AP”.
Lula krahasoi luftën e Izraelit në Gaza me Holokaustin. Ministri i Jashtëm Izraelit, Israel Katz, e ka akuzua Lulan për sulm “shumë serioz antisemitik”. Ai e ftoi ambasadorin brazilian për në muzeun kombëtar të Holokaustit në Jerusalem të hënën për ta qortuar.
Të dielën presidenti brazilian Lula tha se ajo që “po ndodh në Rripin e Gazës dhe me palestinezët nuk është parë në asnjë moment në histori. Në fakt është parë kur Hitleri vendosi t’i vriste hebrenjtë”.
Lula bëri komentet gjatë samitit të Unionit Afrikan të mbajtur në Etiopi.
Të hënën Lula po ashtu ftoi ambasadorin e Brazilit në Izrael, Frederico Meyer, të rikthehet në Brazil për konsultime. Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahy ka thënë se Lula ka shkelur vijën e kuqe me komentet e tij./abcnews.al