Sulmet ajrore të Izraelit në qytetin e Gaza-s shkatërruan të dielën tre ndërtesa dhe u morën jetën të paktën 33 personave. Lajmin e bën të ditur AP duke cituar mjekët të cilët thonë se këto kanë qenë sulmet të vdekjeprurëse që nga e hëna.
Ministria e Shëndetësisë në Gaza njoftoi se 12 gra dhe tetë fëmijë ndodheshin mes atyre që u vranë, ndërsa 50 të tjerë mbetën të plagosur. Operacionet e kërkim-shpëtimit vijojnë ende.
Më herët gjatë së hënës ushtria izraelite njoftoi se kishte shkatërruar banesën e liderit të Hamas-it në Gaza, Yahiyeh Sinwar.
Ky është sulmi i tretë që bëhet në dy ditët e fundit në shtëpitë e liderëve të Hamas-it, të cilët janë strehuar nëntokë. Ndërkohë, një diplomat i SHBA-ve në rajon ka bërë thirrje për uljen e tensioneve kurse Këshilli i Sigurisë së Kombeve të Bashkuara pritet të mblidhet më vonë gjatë të dielës. sb/abcnews.al/