Ushtria e Izraelit ka bërë të ditur të hënën se ka marrë kontrollin e të gjithë komuniteteve rreth Gazës.
Sipas asaj që bëri të ditur zëdhënësi i IDF-së, Admirali Daniel Hagari për gazetarët, aktualisht nuk po zhvillohen luftime mes Forcave izraelite të mbrojtjes dhe Hamasit brenda Izraelit.
Njoftimi vjen më shumë se 48 orë pasi Hamasi nisi një sulm të befasishëm me mijëra raketa dhe dërgoi luftëtarë përtej kufirit në një inkursion të ngjashëm të cilin Izraeli nuk e ka parë që nga Lufta e Pavarësisë e vitit 1948.
/abcnews.al