Izraeli: Qeveri e re në Gaza pas përfundimit të luftës, nuk do të pranojmë sundimin e Hamasit

schedule17:23 - 2 Qershor, 2024

schedule 17:23 - 2 Qershor, 2024

Ministri izraelit i Mbrojtjes, Yoav Gallant thotë se Izraeli po punon për gjetjen e një qeverie për të zëvendësuar sundimin e Hamasit në Gaza, ndërsa zyrtarët izraelitë debatojnë për planet e pasluftës, raporton Times of Israel.

“Në asnjë proces të përfundimit të luftës, ne nuk do të pranojmë sundimin e Hamasit. Ne po avancojmë një qeveri alternative ndaj Hamasit, brenda kuadrit të së cilës do të izolojmë zona, do të largojmë anëtarët e Hamasit dhe do të sjellim forca të tjera që do të mundësojnë një qeveri tjetër”, tha Gallant pas një vlerësimi në Komandën Jugore në Beersheba.

“Nga njëra anë, veprimi ushtarak dhe nga ana tjetër, aftësia për të ndryshuar qeverinë, do të çojë në arritjen e dy prej qëllimeve të kësaj lufte: shpërbërjen e qeverisë së Hamasit dhe fuqisë së saj ushtarake dhe rikthimin e pengje”, shtoi ai.

Muajin e kaluar, ministri izraelit i kabinetit të luftës Benny Gantz kërkoi që kryeministri Benjamin Netanyahu të nxjerrë një plan të pasluftës deri më 8 qershor, duke kërcënuar se do të largohej nga qeveria e koalicionit nëse nuk formulohet një plan i tillë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!