Ushtria izraelite thotë se ka zbuluar tunelin më të madh të Hamasit në Gaza deri më tani në afërsi të një kalimi kufitar kyç.
Zyrtarët izraelitë deklaruan se tuneli shtrihet për më shumë se 4 km dhe ka një hyrje të vendosur disa qindra metra nga vendkalimi kufitar Erez, i cili është ndër vendet që Hamasi pushtoi gjatë sulmeve të tij më 7 tetor, shkruan Al Jazeera.
“Miliona dollarë u investuan në këtë tunel,” tha të dielën zëdhënësi ushtarak izraelit Daniel Hagari.
“U deshën vite për të ndërtuar këtë tunel… Automjetet mund të kalonin”, shtoi ai.
Ushtria izraelite ka identifikuar çaktivizimin e qindra kilometrave të tuneleve nëntokësore si ndër objektivat kryesore të luftës së saj në Gaza./abcnews.al