Ushtria izraelite thotë se forcat e saj kanë kryer sulme ajrore, tokësore dhe detare në më shumë se 100 objektiva në të gjithë Gazën gjatë 24 orëve të fundit.
Sipas IDF, u shkatërruan disa objekte ushtarake të Hamasit dhe magazina që ruanin armë dhe infrastrukturë tjetër të përdorur për operacione, shkruan Al Jazeera.
“Kishte një operacion në kampin Bureij në Gazën qendrore për të shënjestruar një qelizë të Hamasit që u përpoq të sulmonte një tank izraelit dhe ushtarët identifikuan dhe shkatërruan disa vende nga të cilat luftëtarët palestinezë hodhën raketa në Izrael”, thuhej në deklaratë./abcnews.al

