Izraeli pretendon se ka goditur shtëpinë e liderit të Hamasit

schedule08:33 - 16 Nëntor, 2023

schedule 08:33 - 16 Nëntor, 2023

Avionët luftarakë izraelitë goditën shtëpinë e Ismail Haniyeh në Gaza  kreu i byrosë politike të Hamasit, sipas një njoftimi të  Forcave të Mbrojtjes të Izraelit.

Haniyeh, i konsideruar si udhëheqësi i grupit militant, ka jetuar në Katar për disa vite. IDF tha se shtëpia e tij ishte “përdorur si infrastrukturë terroriste dhe shpesh shërbente si pikë takimi për liderët e lartë të Hamasit”.

Ushtarët izraelitë gjithashtu shkatërruan një depo armësh të forcave detare të Hamasit, që përmbante pajisje zhytjeje, pajisje shpërthyese dhe armë.

/abcnews.al