Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu përshëndeti të dielën vendimin e SHBA për të ndaluar financimin e agjencisë të OKB-së për refugjatët palestinezë. Lajmi u bë i ditur nga një deklaratë për shtyp bërë nga zyra e tij. Të premten, Shtetet e Bashkuara, kontribuesi më i madh në këtë agjenci, njoftuan se ata do të ndalonin financimin, për shkak se gjykonin veprimtarinë e kësaj agjensie “krejtësisht të njëanshëm”, siç u tha dhe në vlerësimin e Departamentit të Shtetit.
“Ky vendim është i rëndësishëm dhe ne e mbështesim,” tha Netanyahu, ndërsa ishte duke vizituar një shkollë në Izraelin qendror. Agjencia i ofron ndihmë palestinezëve të cilët u dëbuan nga shtëpitë e tyre ose u larguan nga lufta e vitit 1948 gjatë krijimit të Izraelit. Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara e kundërshtojnë faktin se palestinezët mund të transmetojnë statusin e refugjatit për fëmijët e tyre, duke tentuar kështu që të reduktojnë numrin e personave që marrin asistencë nga UNRWA. Palestinezët denoncojë këtë hap si një shkelje të drejtave të tyre. Netanyahu kundërshton numrin e refugjatëve palestinezë të regjistruar me Agjencinë, duke kujtuar se vendi i tij kishte pritur refugjatë nga e gjithë bota, duke përfshirë të mbijetuarit e Holokaustit dhe të hebrenjtë “të shpërngulur” nga vendet arabe në vitin 1948, gjatë të parë Luftë arabo-izraelite.
“Ne duhet t’i japim fund kësaj situate dhe të përdorim paratë për të ndihmuar me të vërtetë rehabilitimin e refugjatëve”, tha ai. Të shtunën, palestinezët kritikuan ashpër vendimin e SH.B.A.-së për të braktisur financimin e agjencisë së refugjatëve të Kombeve të Bashkuara. aktualisht ndihma për miliona njerëz është në rrezik. Izraeli, nëpërmjet një zyrtari të lartë të kryeministrisë kishte shprehur “mbështetje” për vendimin e Uashingtonit.
“E drejta e kthimit” e refugjatëve palestinezë të shpërndarë në Bregun e pushtuar Perëndimor të Ccisjordanisë, në Gaza dhe vende të tjera në rajon, si Jordani, Liban dhe Siri, përbën një një element kyç të çdo negociatave me Izraelin për udhëheqësit palestinez. Vendimi i SHBA-ve është kritikuar edhe nga Turqia, që nënvizon se do të ndikojë në jetët e mbi 5 milionë palestinezëve. Gjithashtu sipas Ankarasë do të dëmtojë paqen dhe stabilitetin në rajon. /abcnews.al