“Izraeli për tre javë mblodhi 300 mijë trupa”, Kulla: Lufta do të zgjasi gjatë, ja si përfundon

schedule22:34 - 5 Prill, 2024

schedule 22:34 - 5 Prill, 2024

Eksperti i sigurisë, Ilir Kulla ka deklaruar në emisionin “Zonë e Lirë” se në qoftë se Izraeli nuk njeh shtetin e Palestinës, nuk përfundon lufta dhe do të zgjasi gjatë.

Ai ka theksuar se Izraeli për tre javë mblodhi 300 mijë trupa dhe se ai e di mirë që ditën që arabët do bëhen bashkë, do të shuhet si komb.

“Po nuk përfundojë kjo gjë që arabët duhet të pranojnë një herë e mirë, ekzistencën e Izraelit dhe Izraeli duhet të njohi shtetin e Palestinës. Pra, në qoftë se Libani, Siria që janë fqinjë, të gjithë këto vendet e tjera që nuk e njohin Izraelin, në qoftë se nuk e pranojnë Izraelin dhe në qoftë se Izraeli nuk njeh shtetin e Palestinës, sipas marrëveshjes së Oslos të bërë nga Klinton, nuk përfundon lufta dhe kështu do jetë do të zgjasi gjatë.

Do ketë luftë, më i forti do fitojë dhe më i dobëti do humbasë. Që të jap një shifër, është mbledhur gjithë NATO kundër Rusisë dhe ka çuar trupa, Izraeli për tre javë mblodhi 300 mijë trupa, e kupton për çfarë po flasim? Për një territor që janë nga Durrësi deri në Kavajë.

Izraelitët e dinë mirë që ditën që arabët bëhen bashkë dhe kjo luftë i ka bërë bashkë, ata i hedhin në det, shuhet Izraeli dhe nuk kanë çfarë të bëjnë”, u shpreh Kulla./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!