Izraeli nuk tërhiqet, operacione dhe bastitje në të gjithë Gazën

schedule10:29 - 12 Mars, 2024

schedule 10:29 - 12 Mars, 2024

Ushtria izraelite thotë se forcat e saj kanë kryer bastisje dhe operacione kundër luftëtarëve të Hamasit në të gjithë Gazën.

Një deklaratë ushtarake raportoi bastisje të vazhdueshme në lagjen Hamad në qytetin jugor të Khan Younis në Gaza, me katër luftëtarë të vrarë, shkruan Al Jazeera.

Armët, duke përfshirë pushkë kallashnikov, eksplozivë dhe pajisje të tjera ushtarake, thuhet se janë sekuestruar në bastisje.

Në deklaratë thuhet se avionët luftarakë goditën dhe vranë një luftëtar që hodhi mortaja në jug të Izraelit të hënën. Luftëtari u pa duke u larguar nga vendi i nisjes në jug të Gazës, përpara se avionët të thirreshin kundër tij.

Ndërkohë, në operacionet në Gazën veriore dhe qendrore, ushtria tha se trupat zbuluan dhe shkatërruan disa raketahedhës./abcnews.al