Izraeli nënshkruan marrëveshje për blerjen e 5 milionë dozave të vaksinës Novavax

schedule14:27 - 28 Janar, 2022

schedule 14:27 - 28 Janar, 2022

Izraeli ka nënshkruar një marrëveshje për blerjen e 5 milionë dozave të vaksinës Novavax,  sipas një njoftimi të Ministrisë së Shëndetësisë. Vaksinat pritet të mbërrijnë në Izrael gjatë muajve të  ardhshëm, në pritje të miratimit nga rregullatorët.

Sipas ministrisë, Novavax do të jepet në dy doza dhe është efektive kundër një sërë variantesh të Covid. Shumica e izraelitëve janë vaksinuar me Pfizer / BioNTech. Ministria izraelite shtoi se vaksina Novavax është miratuar nga rregullatorët europianë dhe po testohet nga Administrata e Ushqimit dhe Barnave të SHBA-së.

Izraeli ka regjistruar 2,659,727 vaksina dhe 8,556 viktima që nga fillimi i pandemisë.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!