Ushtria izraelite ka deklaruar se një pjesë e armëve të përdorura nga Hamansi në sulmet e 7 tetorit, ishin prodhuar në Iran dhe në Korenë e Veriut.
Në Izraelin jugor u gjetën një shumëllojshmëri armësh, bëhet fjalë për një sërë minash tokësore, granata, raketa si edhe dronë. Po ashtu një pjesë e arsenalit përfshinte predha mortaja të prodhuara nga Irani dhe RPG të Koresë së Veriut.
“Besoj se 5 apo 10 % e armëv e këtu ishin të prodhuara në Iran”, kështu është shprehur një zyrtar izraelit.
Sulmet tronditëse të Hamasit të 7 tetorit, më të këqijat në historinë izraelite, panë turma të armatosurve të Hamasit që u derdhën në Izrael nga Gaza, duke vrarë më shumë se 1,400 njerëz, kryesisht civilë, dhe duke rrëmbyer 224 të tjerë, sipas të dhënave zyrtare./acbnews.al/