OKB-ja u ka bërë thirrje autoriteteve izraelite të hapin vendkalimin midis Izraelit dhe Gazës për të lejuar ndihmat humanitare në enklavë; që nga fillimi i luftës, furnizimet e kufizuara janë lejuar vetëm përmes kalimit Rafah me Egjiptin.
Në një deklaratë në platformën X, COGAT, zyra koordinuese izraelite për çështjet në territoret e pushtuara palestineze, tha se që nga nesër, ndihmat do të transferohen nga El Arish i Egjiptit për t’u kontrolluar në vendkalimet Nitzana dhe Karem Abu Salem.
Nga atje, ndihma do të transferohet në vendkalimin Rafah për t’u dorëzuar organizatave humanitare në Gaza./abcnews.al