Agjencia e OKB-së për refugjatët palestinezë (UNRWA) njoftoi se Izraeli tashmë e ka ndaluar zyrtarisht dërgimin e ndihmave në veri të Gazës.
“Pavarësisht tragjedisë që po shpaloset para syve tanë, autoritetet izraelite kanë informuar OKB-në se nuk do të autorizojnë më hyrjen e asnjë autokolone ushqimore të UNRWA në pjesën veriore të Rripit të Gazës”, shkroi Philip Lazzarini në një mesazh në Twitter.
Ai paralajmëroi se një vendim i tillë do të përkeqësonte situatën në vend, duke theksuar se shumë mund të vdesin nga uria dhe dehidratimi.
Izraeli akuzon UNRWA se 12 nga punonjësit e agjencisë ishin të përfshirë drejtpërdrejt në sulmin e Hamasit të 7 tetorit, i cili vrau rreth 1,160 njerëz, kryesisht civilë.
Agjencia, e cila ka rreth 3,000 punonjës në territoret e pushtuara palestineze, Jordani, Siri dhe Liban, pushoi nga puna punëtorët e akuzuar për përfshirje në sulm.
Por rreth 15 vende, përfshirë SHBA-në, pezulluan fondet për agjencinë në fund të janarit pas ankesave izraelite.
/abcnews.al