Ministria e Jashtme e Izraelit ka përshëndetur vendimin për krijimin e një korridori detar midis Republikës së Qipros dhe Gazës.
“Iniciativa qipriote do të lejojë rritjen e ndihmave humanitare për Rripin e Gazës, pasi të kryhen kontrollet e sigurisë në përputhje me standardet izraelite”, thuhet në një deklaratë të ministrisë.
“Izraeli do të vazhdojë të lehtësojë transferimin e ndihmave humanitare për banorët e Rripit të Gazës në përputhje me rregullat e luftës dhe në koordinim me Shtetet e Bashkuara dhe aleatët tanë në mbarë botën”, thuhet ndër të tjera.
Deklarata vjen pasi zyrtarë të lartë të BE njoftuan përgatitjet për korridorin, me presidentin e bllokut duke thënë se ai mund të fillojë të funksionojë qysh në fundjavë./abcnews.al
Israel welcomes the inauguration of the maritime corridor from Cyprus to the Gaza Strip. The Cypriot initiative will allow the increase of humanitarian aid to the Gaza Strip, after security checks are carried out in accordance with Israeli standards.
Israel will continue to… pic.twitter.com/T68hLQB0mY
— Lior Haiat ???️ (@LiorHaiat) March 8, 2024