Izraeli thuhet se vendosi të anulojë planet për një ofensivë të madhe në qytetin jugor të Rafah në Rripin e Gazës dhe të kufizojë operacionet e tij.
Vendimi sipas analistit të Washington Post, David Ignatius, vjen pas diskutimeve të zhvilluara me Shtetet e Bashkuara për këtë çështje.
Duke cituar zyrtarë të njohur me diskutimet, Ignatius tha se plani për të dërguar dy divizione në qytet nuk do të vazhdojë dhe operacionet do të jenë më të kufizuara. Uashingtoni beson se planet e reja do të kenë më pak pasoja negative për civilët, prandaj nuk duhet t’i kundërshtojë ato, sipas analistit.
/abcnews.al