Izraeli: Kreu i rrjetit të inteligjencës së Hezbollahut u vra gjatë sulmeve në Damask

schedule22:57 - 4 Nëntor, 2024

schedule 22:57 - 4 Nëntor, 2024

Forcat e Armatosura izraelite njoftuan këtë të hënë se kanë vrarë  kreun e rrjetit të inteligjencës së Hezbollahut në Siri.

Sipas forcave izraelite, ai është vrarë pas një sulmi ajror të ndodhur në periferi të Damaskut, ku lëvizja pro-iraniane mban një prani të konsiderueshme.

Izraeli “filloi një sulm ajror dhe goditi objektiva të lidhura me shtabin e inteligjencës së Hezbollahut”, thuhet në deklaratën e IDF, duke shtuar se “Mahmoud Mohammed Sahin, kreu i rrjetit të inteligjencës siriane të Hezbollahut, u vra gjatë bombardimeve.

Izraeli ka nisur qindra sulme ajrore në Siri, duke synuar zakonisht forcat e mbështetura nga Irani dhe pozicionet e ushtrisë siriane.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!