Ushtria izraelite ka njoftuar se ka eliminuar komandantin e batalionit Deir al-Balah të Hamasit, Wail Asfa, gjatë sulmit të organizuar mbrëmë në Gaza.
Sipas informacioneve të bëra publike nga autoritete izraelite, Asfa mori pjesë së bashku me komandantë të tjerë të Hamasit në organizimin dhe dërgimin e terroristëve izraelit gjatë sulmit të ndodhur në Izrael, më 7 tetor.
Theksohet se Asfa ishte i burgosur në Izrael nga 92-1998 për përfshirjen e tij në sulmet kundër komuniteteve izraelite dhe gjatë viteve ishte i përfshirë në promovimin e akteve të tjera terroriste kundër civilëve dhe ushtarëve izraelitë./abcnews.al/