Forcat e Mbrojtjes izraelite (IDF) pretendojnë se kanë vrarë rreth 50 luftëtarë të Hamasit pas kryerjes së bastisjeve në atë që e quajti “lagja ushtarake” e qytetit të Gazës – pranë spitalit Shifa.
Spitali ka qenë objekt i shumë debateve – me Izraelin që pretendon se Hamasi po grumbullonte armë poshtë ndërtesës në mënyrë që të maksimizonte çdo viktimë të mundshme civile – diçka që grupi militant e mohon, shkruan Sky News.
“Divizioni 162 ka operuar ditët e fundit në qendër të qytetit të Gazës në zonën e lagjes ushtarake të Hamasit; forcat e Brigadës Givati eliminuan rreth 50 terroristë,” thuhet në një përditësim të IDF.
IDF deklaroi gjithashtu se gjeti dokumente të inteligjencës ushtarake që i përkisnin Hamasit./abcnews.al