“Forcat izraelite do të jenë të gatshme të ndërmarrin çdo veprim të nevojshëm kundër Hezbollahut të Libanit, megjithëse preferenca është të arrihet një marrëveshje e negociuar”.
Kështu u shpreh në një deklaratë ministri izraelit i Mbrojtjes, Yoav Gallant, shkruan Al Jazeera.
“Ne po godasim Hezbollahun shumë fort çdo ditë dhe do të arrijmë gjithashtu një gjendje gatishmërie të plotë për të ndërmarrë çdo veprim të kërkuar në Liban, ose për të arritur një marrëveshje nga një pozicion i forcës”, citohet të ketë thënë ministri në një deklaratë të lëshuar nga zyrën e tij.
“Ne preferojmë një marrëveshje, por nëse realiteti na detyron ne do të dimë si të luftojmë,” shtoi ai.
Tensionet e larta në kufirin Liban-Izrael kërcënojnë shpërthimin e një lufte në shkallë të gjerë midis grupit libanez dhe Izraelit, një rezultat që diplomatët perëndimorë po përpiqen ta shmangin./abcnews.al