Izraeli i jep “shuplakë” Putinit për luftën në Ukrainë, forcon mbështetjen ndaj Kievit

schedule15:43 - 28 Shtator, 2022

schedule 15:43 - 28 Shtator, 2022

Izraeli ka forcuar qendrimin e tij ndaj pushtimit rus të Ukrainës, duke thënë se nuk do të pranojë rezultatet e referendumit në katër rajonet e pushtuara nga Rusia në territorin ukrainas.

Izraeli thekson se njeh dhe mbështete sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës.

Ndonëse është një vend që deri më tani është mbështetur te Moska për të lehtësuar operacionet aktorëve të lidhur me Iranin në Siri, Izraeli nuk i ka dhënë asnjë ndihmë Rusisë për luftën e saj në Ukrainë.

Izraeli është përqendruar në dhënien e ndihmës humanitare në Ukrainë dhe mikpritjen e mijëra qytetarëve ukrainas dhe rusë me prejardhje hebreje. Deklarata nga ministria e jashtme izraelite është pranuar si një shfaqje e paprecedentë e mbështetjes për Ukrainën dhe një qortim i rrallë izraelit për Moskën./abcnews.al/