Izraeli i heq vizën koordinatores humanitare së OKB-së: S’do të heshtim më përballë njëanshmërisë

schedule07:58 - 6 Dhjetor, 2023

schedule 07:58 - 6 Dhjetor, 2023

Izraeli i ka hequr vizën koordinatores humanitare të OKB-së për shkak të “njëanshmërisë” së organizatës, sipas ministrit izraelit të punëve të jashtme. Në një postim në X, Eli Cohen e quajti OKB-në “të njëanshme” dhe tha se ata që nuk e dënojnë grupin militant nuk mund të hyjnë në Izrael.

“Nuk do të heshtim më përballë njëanshmërisë së OKB-së! Vendosa të revokoj vizën e qëndrimit në Izrael të koordinatores “humanitare” të OKB-së Lynn Hastings. Dikush që nuk e dënoi Hamasin për masakrën brutale të 1200 izraelitëve, për rrëmbimin e foshnjave dhe të moshuarve dhe për aktet e tmerrshme të abuzimit dhe përdhunimit, dhe për përdorimin e banorëve të Gazës si mburoja njerëzore, por në vend të kësaj dënon Izraelin, një vend demokratik. Vendi që mbron qytetarët e tij, nuk mund të shërbejë në OKB dhe nuk mund të hyjë në Izrael”, theksoi ministri.

Hastings, koordinatorja humanitare e OKB-së për territoret e pushtuara palestineze, ka bërë thirrje vazhdimisht për një armëpushim në rajon. Stephane Dujarric, zëdhënësi i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, tha se Hastings i ishte hequr viza javën e kaluar. Megjithatë, Dujarric tha se sekretari i përgjithshëm i OKB-së ka “besim të plotë” në Hastings./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!