Të paktën 136 pengje mbahen ende në Gaza, sipas Forcave të Mbrojtjes të Izraelit (IDF).
Zëdhënësi i IDF-së, kundëradmirali Daniel Hagari tha se në mesin e pengjeve janë 17 gra dhe fëmijë, shkruan Sky News.
Ushtria izraelite deklaroi se trupi i një pengjeje, Ofir Tzarfati, u kthye në Izrael.
Ai u konfirmua i vdekur të enjten, me IDF që nuk specifikoi se kur dhe ku u vra Tzarfati./abcnews.al