Izraeli godet objektiva të Hezbollahut në Liban

schedule08:56 - 21 Dhjetor, 2023

schedule 08:56 - 21 Dhjetor, 2023

Forcat e Mbrojtjes të Izraelit thonë se kanë kryer një seri sulmesh herët në mëngjes kundër Hezbollahut brenda territorit libanez.

“Gjatë natës dhe këtë mëngjes, një avion luftarak dhe avion i IDF-së goditën infrastrukturën terroriste të Hezbollahut dhe një raketë që u përdor për të qëlluar drejt Izraelit dje”, thuhet në një deklaratë, shkruan Sky News.

Hezbollahu me bazë në Liban, i mbështetur nga Irani, që do të thotë “Partia e Zotit” në arabisht, bën thirrje hapur për shkatërrimin e “regjimit sionist në Palestinë” dhe konsiderohet një organizatë terroriste nga shumica e fuqive perëndimore.

Milicia është rreshtuar prej kohësh me Hamasin dhe Xhihadin Islamik dhe është përplasur shpesh me forcat e IDF në kufirin Izrael-Liban që nga shpërthimi i konfliktit më të fundit më 7 tetor./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!