Izraeli fton ambasadorët e vendeve që votuan për shtetin palestinez në OKB

schedule14:16 - 21 Prill, 2024

schedule 14:16 - 21 Prill, 2024

Ministria e Punëve të Jashtme izraelite njoftoi se të hënën në bisedime do të ftojë ambasadorët e vendeve të Këshillit të Sigurimit të OKB-së që votuan për anëtarësimin e plotë të Palestinës në OKB.

“Nesër do të thirren ambasadorët e Francës, Japonisë, Koresë së Jugut, Maltës, Sllovakisë dhe Ekuadorit dhe do t’u dërgohet një notë e fortë proteste”, njoftoi ministria në platformën X.

Projekt-rezoluta e paraqitur nga Algjeria, e cila “i rekomandon Asamblesë së Përgjithshme që shteti i Palestinës të pranohet si anëtar i OKB-së”, mori 12 vota pro, një kundër dhe dy abstenime të enjten.

Pranimi i një vendi në OKB duhet së pari të marrë një rekomandim pozitiv nga Këshilli i Sigurimit dhe më pas të miratohet nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së me dy të tretat shumicë.

Gjatë votimit në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, SHBA vendosi veton ndaj rezolutës për anëtarësimin e plotë të Palestinës në OKB. Kjo shkaktoi pakënaqësinë e presidentit palestinez Mahmud Abbas, i cili tha sot se do të rishikojë marrëdhëniet me Uashingtonin./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!