Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Izraeli është mik, por me miqtë duhet të jemi të qartë”/ Costa: Situata humanitare në Gaza, e papranueshme. Duhet paqe

schedule07:29 - 27 Qershor, 2025

schedule 07:29 - 27 Qershor, 2025

Presidenti i Këshillit Evropian Antonio Kosta, ka bërë thirrje që të reagohet sa më shpejt për situatën në Gaza.

Ai nënvizoi se situata humanitare në vend është e papranueshme.

“Izraeli është një mik, por me miqtë duhet të jemi të ndershëm dhe të qartë. Nuk mund të injorojmë atë që shohim çdo ditë”, tha ai.

Më tej theksoi se BE duhet të dialogojë seriozisht me Izraelin për të dalë nga kjo krizë dhe për të ndryshuar situatën në terren dhe se nga ana tjetër Hamasi duhet të lirojë pengjet.

“Strategjia jonë e përgjithshme është e qartë; që të ketë paqe të vërtetë në Lindjen e Mesme, është e nevojshme ta bëjmë realitet zgjidhjen me dy shtete. Ne duhet të bëjmë përparim në këtë drejtim”, shtoi ai.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!