Izraeli: Eleminuam liderin e Hamasit në Gaza, Mohammed Sinwar

schedule16:14 - 28 Maj, 2025

schedule 16:14 - 28 Maj, 2025

Kreu i Hamasit në Gaza, Mohammed Sinwar, është “eliminuar”, tha kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu.

Sinwar ishte një nga personat më të kërkuar në Izrael dhe vëllai më i vogël i ish-liderit të grupit militant, Yahya Sinwar, i cili u vra në një shkëmbim zjarri me trupat izraelite vitin e kaluar, shkruan Sky News.

Duke folur në parlament të mërkurën, Netanyahu e përfshiu Mohammed Sinwarin në një listë të udhëheqësve të Hamasit të vrarë në sulmet ajrore izraelite.

Ky zhvillim vjen pasi një person u vra dhe 48 të tjerë u plagosën pasi një turmë njerëzish pushtoi një qendër ndihmash në Gaza , sipas zyrtarëve lokalë të shëndetësisë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!