Izraeli: Do të godasim çdo përpjekje për të transferuar armë nga Siria te Hezbollahu

schedule21:53 - 14 Nëntor, 2024

schedule 21:53 - 14 Nëntor, 2024

Izraeli do të nisë sulme për të parandaluar çdo përpjekje për të transferuar armë nga Siria te Hezbollahu, tha sot zëdhënësi i Forcave të Armatosura izraelite (IDF), Daniel Hagari.

“Ne po zbulojmë raketa dhe armë të tjera të përdorura nga Hezbollahu në sulmet e tij kundër territorit izraelit, të cilat janë prodhuar në Siri,” u tha Hagari gazetarëve.

“Ne do të sulmojmë çdo përpjekje për të transferuar armë nga Siria te Hezbollahu. Ne gjithashtu do të godasim të gjithë infrastrukturën në Siri që konfirmojmë se po përdoret për të prodhuar armë për Hezbollahun”, shtoi ai.

Haggari u shpreh se forcat e armatosura izraelite po nisnin sulme ajrore nga periferitë e Bejrutit në Damask. Komentet e zëdhënësit të IDF erdhën menjëherë pasi Agjencia Siriane e Lajmeve (SANA) raportoi se një sulm ajror izraelit goditi një urë në rrethin Qusayr të provincës Homs, pranë kufirit me Libanin./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!