Izraeli do të dhurojë 1 milion vaksina kundër Covid në Afrikë

schedule09:22 - 16 Dhjetor, 2021

schedule 09:22 - 16 Dhjetor, 2021

Qeveria izraelite do të dhurojë 1 milion vaksina kundër koronavirusit, si pjesë e programit COVAX të mbështetur nga OKB-ja. Ministria e Jashtme tha se vaksinat AstraZeneca do të dërgohen gjatë javëve të ardhshme, një vendim që është pjesë e forcimit të lidhjeve të Izraelit me vendet afrikane.

Ministri i Jashtëm Yair Lapid tha: Jam i kënaqur që Izraeli mund të kontribuojë dhe të jetë partner i rëndësishëm në çrrënjosjen e pandemisë në mbarë botën.”

Sipas njoftimit, vaksinat do të shpërndahen në një të katërtën e vendeve afrikane. Izraeli ka lidhje të ngushta me një numër vendesh afrikane, duke përfshirë Kenian, Ugandën dhe Ruandën. Izraeli gjithashtu nënshkroi disa marrëveshje me Sudanin vitin e kaluar si pjesë e një serie marrëveshjesh të ndërmjetësuara nga SHBA.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!