Kompanitë kryesore ajrore ndërkombëtare po përgatiten të rinisin fluturimet në aeroportin “Ben Gurion” të Tel Avivit.
Një zëdhënës i Delta Airlines të Amerikës citohet të ketë thënë se kompania ka në plan të rifillojë shërbimin nga Neë York-JFK në Tel Aviv mbrëmjen e kësaj të premteje.
Lufthansa e Gjermanisë, Austrian Airlines dhe Swiss International Air Lines thonë se do të rinisin fluturimet për në aeroportin kryesor të Izraelit të dielën.
Virgin Atlantic i Britanisë thotë se shpreson të rifillojë funksionimin e shërbimeve të rregullta të hënën, raporton BBC, përcjell abcnews.al.
Shumë kompani ajrore, javën e kaluar pezulluan fluturimet nga aeroporti i Tel Avivit për shkak të rrezikut të zjarrit me raketa nga Gaza.
Kompanitë e tjera vendosën të devijojnë shërbimet e tyre në Aeroportin Ramon pranë Eilat, Izraeli i Jugut. g.v/abcnews.al