Izraeli dhe Emiratet e Bashkuara Arabe nënshkruajnë marrëveshje historike për paqe

schedule17:32 - 13 Gusht, 2020

schedule 17:32 - 13 Gusht, 2020

Izraeli dhe Emiratet e Bashkuara Arabe kanë rënë dakord për të normalizuar marrëdhëniet, ka njoftuar Presidenti amerikan Donald Trump.

Në një deklaratë të përbashkët  Trump, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu dhe Princi i Kurorës së Abu Dhabi Mohammed bin Zayed thanë se ata shpresonin se “kjo do të përparojë paqen në Lindjen e Mesme”.

Në sajë të kësaj marrëveshje, Izraeli do të pezullojë planet e saj për të aneksuar pjesë të mëdha të Bregut Perëndimor.

Deri më tani Izraeli nuk ka pasur marrëdhënie diplomatike me asnjë nga vendet arabe.

Sidoqoftë, shqetësimet e përbashkëta për ndikimin e Iranit në këtë rajon kanë lidhur disa herë kontakte jozyrtare midis tyre.

Si përgjigjje ndaj njoftimit të presidentit Trump, Netanyahu ka thënë përmes një postimi në rrjetin social, Twitter: “Ditë historike”.

Në javët e ardhshme delegacionet nga Izraeli dhe Emiratet e Bashkuara Arabe do të takohen për të nënshkruar marrëveshje bilaterale në lidhje me investimet, turizmin, fluturimet direkte, sigurinë, telekomunikacionin, teknologjinë, energjinë, kujdesin shëndetësor, kulturën, mjedisin si dhe krijimin e ambasadave reciproke.

Vendet do të bashkohen gjithashtu në SHBA për “Axhendën Strategjike për Lindjen e Mesme”, sipas deklaratës së përbashkët.

Udhëheqësit thanë se ata kanë një këndvështrim të ngjashëm në lidhje me kërcënimet në rajon, si dhe një angazhim të përbashkët për promovimin e stabilitetit përmes angazhimit diplomatik, rritjen e integrimit ekonomik dhe sigurisë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!