Izraeli bombardon Gazën, Libanin dhe Sirinë

schedule10:04 - 18 Mars, 2025

schedule 10:04 - 18 Mars, 2025

Izraeli ka kryer sulme të mëdha ajrore në Rripin e Gazën, Liban dhe në jug të Sirisë kundër, siç tha, ekstremistëve që po planifikojnë sulme terroriste. Bombardime izraelite kërcënojnë shpërthimin e një konflikti të ri dhe të përgjakshëm rajonal.

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, tha të hënë mbrëma se e udhëzoi ushtrinë të ndërmarrë “veprime të fuqishme” kundër Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – për shkak se ky grup i mbështetur nga Irani nuk pranoi t’i lirojë pengjet e mbetura dhe i hodhi poshtë propozimet për një armëpushim të ri.

“Izraeli, nga ky çast, do të veprojë me forcë ushtarake kundër Hamasit”, tha zyra e Netanyahut në një komunikatë.

Të paktën 326 njerëz, përfshirë gra dhe fëmijë, u vranë në bombardimet izraelite në Gazë të martën, sipas zyrtarëve shëndetësorë në enklavë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!