Izraeli bastis spitalin Al Shifa, arreston 80 persona të dyshuar për terrorizëm

schedule10:56 - 18 Mars, 2024

schedule 10:56 - 18 Mars, 2024

Ushtria izraelite njoftoi sot se kishte marrë kontrollin e spitalit Al Shifa në Gaza dhe u bëri thirrje anëtarëve të Hamasit palestinez që të dorëzohen.

Sipas pretendimeve të ushtrisë izraelite, deri më tani janë arrestuar rreth 80 të dyshuar dhe disa prej tyre janë “terroristë të konfirmuar”, shkruan The Times of Israel.

Ushtria izraelite njoftoi se disa sulmues të Hamasit u vranë dhe u plagosën në luftimet rreth spitalit dhe se një ushtar ka mbetur i plagosur lehtë.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!