Izraeli, Austria dhe Danimarka: Aleanca e re për vaksinat

schedule13:51 - 5 Mars, 2021

schedule 13:51 - 5 Mars, 2021

Austria, Izraeli dhe Danimarka kanë krijuar një aleancë për bashkëpunimin në fushën e kërkimit, zhvillimit dhe prodhimit të vaksinës antiCovid. Një iniciativë që u kritikua sidomos nga Franca e cila tha se do të ishte më mirë qëndrimi në kuadrin evropian.

“Kombet e vaksinimit”, në këtë mënyrë kryeministri izraelit Netanyahu pagëzoi aleancën mes Austrisë, Danimarkës dhe Izraelit, të krijuar gjatë një vizite zyrtare të kancelarit austriak Sebastian Kurz dhe të kryeministres daneze Mete Frederiksen.

Tre vendet deklaruan krijimin e një fondacioni të përbashkët kërkimi, zhvillimi dhe investimi në një plan të përbashkët për prodhimin e vaksinave. Kancelari austriak u shpreh se bashkëpunimi është i rëndësishëm për të luftuar virusin por dhe për t’i përballur me mutacionet në vitet e ardhshme.

Dhe kryeministrja daneze u shpreh optimiste duke theksuar se takimi e kishte frymëzuar shumë dhe për mënyrën se si do të mund të punojnë së bashku kur bëhet fjalë për kërkime dhe aftësi prodhimi.

Homologëve të tij Netanyahu iu tregoi palestra dhe ndërtesa të tjera ku qytetarët e vaksinuar pajisen me një certifikatë.

Iniciativa u cilësua si një kritikë për ngadalësinë me të cilën Bashkimi Europian po drejton programin e tij të vaksinimit. Franca ishte një ndër vendet që reagoi kundër kësaj aleance duke thënë se do të ishte më mirë qëndrimi në kuadrin europian për të garantuar solidaritetin brenda Bashkimit Europian./abcnews.al