Shefi i Shtabit të IDF-së, Herzi Halevi është shprehur se armëpushimi midis Izraelit dhe Hamasit nuk po i jep fund luftës. Ai theksoi se do të vazhdojnë të synojnë objektiva të tjera të Hamasit.
“Ne po mundohemi të lidhim objektivat e luftës, në mënyrë që presioni i operacionit tokësor të çojë në mundësinë e arritjes edhe të objektivit të kësaj lufte, të krijohen kushte për lirimin e pengjeve të rrëmbyer. Ne nuk do ta përfundojmë luftën. Ne do të vazhdojmë derisa të jemi fitimtarë, duke ecur përpara dhe duke vazhduar në zona të tjera të Hamasit,” u shpreh ai.
Më herët, këshilltari izraelit për sigurinë kombëtare, Tzachi Hanegbi konfirmoi se lirimi i pengjeve nuk do të nisë para së premtes. Transmetuesi publik izraelit raportoi se kishte një vonesë 24 orëshe në armëpushimin sepse marrëveshja nuk ishte nënshkruar nga Hamasi dhe ndërmjetësi, Katari./abcnews.al