Izrael, Kryeministri Netanjahu hetohet sërish për korrupsion

schedule13:45 - 6 Tetor, 2018

schedule 13:45 - 6 Tetor, 2018

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netaniau është marrë në pyetje për të 12 –ën herë nga policia, në kuadër të hetimeve rreth akuzave për korrupsion kundër tij. Netaniau mohon çdo akuzë duke i cilësuar të pabazuara.

Hetuesit izraelitë morën në pyetje kryeministrin e vendit Netaniau, për disa orë në rezidencën e tij zyrtare në Jeruzalem, ndërsa Radioja e Ushtrisë dhe degët e tjera të lajmeve, thanë se Kryeministri u përgjigj për dy raste në të cilat policia tashmë ka rekomanduar padi kundër tij.

Një rast merret me dhuratat që thuhet se i janë dhënë Netaniaut dhe familjes së tij, dhe tjetri me pretendimet që ai diskutoi për sigurimin e mbulimit më të mirë të aktiviteteve të tij politike në Jediot Ahronot, një nga gazetat më të mëdha të Izraelit, në këmbim të pengimit të punës të rivalit të tij, Haiom.

Kreu i ekzekutivit nag ana e tij ka mohuar çdo akuzë duke i cilësuar të pabazuara, ndërsa partnerët në koalicionin qeverisës e mbështesin në pritje të lëvizjeve të tij të ardhshme.

Prokurori i përgjithshëm i Izraelit do të vendosë nëse do të ngrejë padi, ndërsa policia tha në një deklaratë se seanca e pyetjeve të së premtes zgjati disa orë, por nuk dha detaje të tjera.

Një zëdhënës i Netanyahut tha se kryeministri “iu përgjigj çdo pyetjeje me besim të plotë, duke e ditur se asgjë nuk ka ndodhur dhe për këtë arsye asgjë nuk do të vijë prej këtij hetimi”.

Netanjahu është marrë në pyetje edhe në një rast të tretë, në të cilin policia pohon se pronarët e kompanisë më të madhe të telekomunikacionit të Izraelit, kanë siguruar mbulim të favorshëm të tij dhe të bashkëshortes së tij në një faqe interneti të lajmeve, të kontrolluar, në këmbim të trajtimit të veçantë nga rregullatorët e komunikimit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!