Izrael, familjet e pengjeve kërkojnë takim me Kabinetin e Luftës

schedule17:02 - 9 Shkurt, 2024

schedule 17:02 - 9 Shkurt, 2024

Shoqata që bën së bashku familjet e pengjeve izraelite në Gaza ka kërkuar një takim me kabinetin e luftës në Izrael.

“Familjet kërkojnë të dinë nëse qeveria është ende e përkushtuar për lirimin e pengjeve apo nëse autoriteti për të negociuar duhet t’u transferohet palëve të tjera që e shohin veten si të angazhuar për të shpëtuar jetën e tyre,” thuhet në një deklaratë.

Mbrëmjen e së enjtes, protestuesit u mblodhën në Tel Aviv duke i kërkuar qeverisë që të arrijë një marrëveshje për kthimin në shtëpi të 136 pengjeve që janë ende në duart e Hamasit.

Në të njëjtën kohë, në Jerusalem, para kompleksit qeveritar, u zhvillua një tubim i organizuar nga grupe të ndryshme të djathta kundër negociatave me Lëvizjen Islamike për lirimin e të burgosurve të rrëmbyer./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!