Izrael, Hamas dhe ndërmjetësit janë shumë pranë një marrëveshjeje për të zgjatur armëpushimin në Gaza, sipas tre zyrtarëve të sigurisë në Egjipt.
Sipas tyre, po punohet për zgjidhjen e çështjeve të ndryshme në lidhje me kohëzgjatjen e armëpushimit dhe listën e të burgosurve palestinezë që do të lirohen sipas tij.
Sipas 3 burimeve, Hamasi është i interesuar për një zgjatje katërditore, ndërsa Izraeli është i interesuar për një zgjatje që do të rinovohet çdo ditë.
Kujtojmë se, bazuar në marrëveshjen fillestare për shkëmbimin e pengjeve të Hamasit me të burgosurit palestinezë, armëpushimi në Gaza përfundon sot.
/abcnews.al