Izrael, arrestohet rezervisti, tentoi të qëllonte një palestinez

schedule07:22 - 2 Shtator, 2024

schedule 07:22 - 2 Shtator, 2024

Policia izraelite ka njoftuar se ka arrestuar një rezervist, i cili tentoi të qëllonte një palestinez në Jerusalem.

“I dyshuari, banues në Jerusalem, 34 vjeç, ushtar rezervist”, doli nga shtëpia e tij të premten mbrëma me armën e shërbimit dhe “synoi të qëllonte një person”, raportohet sipas hetimeve.

Palestinezët në Jerusalemin Lindor të pushtuar dhe të aneksuar dhe arabët izraelitë, të cilët përbëjnë një të pestën e popullsisë së Izraelit, kanë raportuar një rritje të incidenteve të racizmit kundër tyre që nga shpërthimi i luftës në Rripin e Gazës.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!